Vedat Muriqi ka vazhduar formën e tij të lartë në La Liga, duke u përfshirë në formacionin e javës së 35-të nga Sofascore, pas një tjetër performance vendimtare me RCD Mallorca.
Sulmuesi kosovar shënoi gol në barazimin 1-1 ndaj Villarreal CF, duke marrë notën 8.2 dhe duke u renditur mes lojtarëve më të spikatur të xhiros. Ai u vendos në qendër të sulmit në formacionin më të mirë të javës, duke konfirmuar rolin e tij si pikë referimi në repartin ofensiv të Mallorcas.
Muriqi ka qenë një nga lojtarët më konstantë të sezonit, me 22 gola deri tani, duke u renditur menjëherë pas Kylian Mbappé në garën për golashënuesin më të mirë të kampionatit spanjoll.
Në këtë formacion javor u përfshinë edhe emra të tjerë të njohur të La Ligas, si Victor García, Alex Baena dhe Antony, ndërsa në mbrojtje dhe portë spikatën performanca të forta nga lojtarë si José Gayà dhe Arnau Tenas.
Përfshirja e Muriqit në këtë 11-she është një tjetër konfirmim i sezonit të tij të suksesshëm në Spanjë, ku vazhdon të jetë lojtari më i rëndësishëm i Mallorcas dhe një nga sulmuesit më të respektuar në kampionat.
KAQPATA


