Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka lënë të hapura pikëpyetjet rreth të ardhmes së tij politike, duke deklaruar se ka pritur momentin e duhur për një rol më të rëndësishëm brenda skenës politike.

Haziri ka thënë se në të kaluarën ka qenë i propozuar për president dhe kryetar partie, por sipas tij, kishte vendosur të priste kohën e përshtatshme.

“Unë e kam pritë, e kam pritë kohën time. Do të vijë një kohë kur krejt kanë me u zbardhë”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka bërë të ditur se në një moment të caktuar kishte konsideruar se një person tjetër duhej të ecte përpara dhe ta merrte atë mundësi.

“Unë kam thënë që dikush para meje e meriton dhe duhet ai me shku në këtë fazë”, është shprehur nënkryetari i LDK-së.

Deklaratat e Hazirit rikthejnë në vëmendje ambiciet e tij të mëhershme politike dhe mundësinë që ai të ketë një rol tjetër në të ardhmen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Megjithatë, Haziri nuk ka dhënë detaje konkrete se cilit moment apo zhvillim i është referuar, duke lënë të hapur mundësinë për interpretime të ndryshme rreth së ardhmes së tij politike.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *