Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura nga disa votues jashtë Kosovës lidhur me mungesën e shiritit ngjitës në pakot e votimit përmes postës.

Në sqarimin zyrtar, KQZ thekson se mungesa e shiritit ngjitës nuk ndikon në vlefshmërinë e fletëvotimit dhe se procesi i votimit mbetet i sigurt përmes mekanizmave të tjerë mbrojtës.

“Ashtu si në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura në dhjetor 2025, edhe në zgjedhjet aktuale nuk është paraparë përdorimi i shiritit ngjitës të KQZ-së”, thuhet në reagim.

Sipas KQZ-së, zarfi i fshehtësisë mbyllet me ngjitësin standard të vet zarfit, ndërsa procesi mbetet i garantuar dhe i mbrojtur.

“Pra, mungesa e një shiriti shtesë ngjitës nuk e cenon vlefshmërinë e fletëvotimit”, thekson institucioni.

KQZ bëri të ditur se fletëvotimet posedojnë disa elemente sigurie, përfshirë mikroshtypin, UV printin dhe sistemin “anti-copy”, që pamundësojnë kopjimin ose falsifikimin e tyre.

Po ashtu, çdo fletëvotim i dërguar jashtë Kosovës është i vulosur në pjesën e pasme me vulë të zezë, e cila sipas KQZ-së nuk nënkupton se bëhet fjalë për kopje të fletëvotimit.

Institucioni rikujtoi edhe procedurat që duhet të ndjekin votuesit jashtë vendit, duke vendosur fillimisht fletëvotimin në zarfin e fshehtësisë dhe më pas në zarfin kthyes së bashku me dëftesën e regjistrimit.

Në fund, KQZ u bëri thirrje votuesve në diasporë që pakot e votimit të dërgohen me kohë, në mënyrë që të arrijnë në adresën përkatëse më së largu deri më 6 qershor 2026.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *