Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i është kundërpërgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit të LDK-së, Avdullah Hoti, lidhur me projektin e gazit amerikan dhe rolin e Kosovës në këtë iniciativë energjetike.
Reagimi ka ardhur pas deklaratave të Hotit se Kosova rrezikon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan dhe se çështja duhet të mbrohet përmes protestës demokratike.
Në një postim në rrjetet sociale, Kërçeli ka përdorur tone ironike duke thënë se debati nuk duhet të fokusohet te aleanca me SHBA-të, por te vetë pozita e LDK-së në skenën politike. Sipas tij, partneriteti me Shtetet e Bashkuara nuk vihet në pikëpyetje dhe për këtë, siç u shpreh ai, “ka kush kujdeset”.
Nga ana tjetër, Hoti kishte deklaruar më herët se refuzimi i projektit të gazit amerikan nga Qeveria e Kosovës mund ta lërë vendin të vetmin në rajon jashtë këtij zhvillimi strategjik energjetik, duke kërkuar reagim publik dhe institucional.
Debati vjen në një moment kur çështja e energjisë dhe projektet strategjike amerikane po zënë vend të rëndësishëm në diskursin politik në Kosovë, mes akuzave dhe kundërakuzave mes pozitës dhe opozitës.
KAQPATA


