Komuna e Prishtinës ka njoftuar se një qytetar është gjobitur me 200 euro për hedhje të mbeturinave vëllimore në kundërshtim me rregulloret në fuqi.

Sipas njoftimit të publikuar nga Komuna në rrjetet sociale, gjoba është shqiptuar nga Inspektorati i Kryeqytetit gjatë kontrolleve të rregullta në terren, të cilat po vazhdojnë çdo ditë në zona të ndryshme të qytetit.

Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë monitorimin dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që cenojnë pastërtinë publike duke hedhur mbeturina në vende të papërshtatshme.

“Inspektorati i Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 euro ndaj një qytetari për hedhje të mbeturinave vëllimore në kundërshtim me rregulloret në fuqi. Inspektimet në terren po vazhdojnë çdo ditë dhe secili shkelës do të përballet me masa ndëshkuese”, thuhet në njoftim.

Komuna ka apeluar te qytetarët që të tregojnë përgjegjësi dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së kryeqytetit.

“Ta mbajmë Kryeqytetin të pastër, përgjegjësia është e përbashkët”, theksohet në reagimin e Komunës së Prishtinës.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *