Një gjykatëse në Prishtinë ka raportuar në Polici një rast dëmtimi të pasurisë, pasi një person i panjohur dyshohet se i ka vendosur një gur mbi veturën zyrtare, duke shkaktuar dëme materiale.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:00, ndërsa është raportuar nga vetë viktima, e cila ushtron detyrën e gjykatëses.
“Viktima femër kosovare (gjykatëse) ka raportuar se një person i panjohur, në veturën zyrtare i ka vendosur një gur mbi veturë duke ia dëmtuar”, thuhet në raportin policor.
Policia ka njoftuar menjëherë prokurorin kompetent, ndërsa rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore për të identifikuar autorin e mundshëm dhe motivet e ngjarjes.
Hetimet janë në vazhdim.
KAQPATA


