Një person është gjetur pa shenja jete në një fshat të Skenderajt, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Ngjarja është raportuar sot rreth orës 12:40, kur autoritetet kanë pranuar informacion se një person dyshohej të ishte pa shenja jete pranë vendbanimit të tij.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore së bashku me ekipin emergjent të QKMF-së në Skenderaj. Mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk kishte shenja jete.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas procedurave fillestare dhe ekzaminimit në vendngjarje, rasti është trajtuar si “Hetim mbi vdekjen”, me urdhër të prokurorit kompetent.

Trupi i pajetë i viktimës, një mashkull rreth 56 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *