Një ngjarje tragjike është regjistruar në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një grua 32-vjeçare është gjetur pa shenja jete në det.
Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet, viktima me inicialet E.T. dyshohet se vuante nga depresioni. Trupi i pajetë është konstatuar nga bashkëshorti i saj, i cili ka arritur ta nxjerrë nga uji, por fatkeqësisht ajo kishte ndërruar jetë.
Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet policore dhe shërbimet emergjente, ndërsa trupi është dërguar në morg për ekzaminime mjeko-ligjore.
Bashkëshorti i viktimës është marrë në pyetje nga grupi hetimor, teksa policia po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Autoritetet pritet të dalin me më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve paraprake.
KAQPATA


