Elijona Binakaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale pas një postimi të fundit ku ka ndarë disa foto dhe një mesazh emocional nga Tirana.
Ajo shfaqet e rrethuar me lule dhe mesazhe dashurie nga fansat, duke shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme që merr nga njerëz të të gjitha moshave.
Në postimin e publikuar në Instagram, Elijona shkruan se nuk ka ndjenjë më të bukur sesa të ndihesh e dashur dhe e vlerësuar. Ajo falënderon ndjekësit për lulet, mesazhet dhe dashurinë që i kanë dhuruar, duke e përshkruar këtë përvojë si një moment që ia ka mbushur zemrën plot.
“Ju jam mirënjohëse pafund”, ka shkruar ajo, ndërsa thekson se atmosfera në Tiranë ka qenë e veçantë për të.
Postimi i saj ka marrë reagime të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar me mesazhe mbështetëse dhe komplimente për artistën.






KAQPATA


