Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës është zhvilluar paraditen e së dielës në Prishtinë, ku forca të shumta policore janë parë të angazhuara në rrugën “Bajram Bahtiri”.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, në operacion po marrin pjesë pjesëtarë të Njësive Speciale, hetues policorë dhe zyrtarë të tjerë të rendit, ndërsa janë kryer bastisje në të paktën një lokacion.
Pamjet nga terreni tregojnë një prani të shtuar të forcave policore, ndërkohë që ende nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare lidhur me natyrën e operacionit apo objektivin e tij.
Deri në këtë fazë, nuk ka informacione nëse aksioni ka rezultuar me arrestime apo sekuestrime të mundshme.
Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për rastin, ndërsa pritet që gjatë orëve në vijim të publikohen më shumë detaje lidhur
KAQPATA


