Diaspora e Kosovës ka nisur sot procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike në disa shtete të botës, ku mijëra shtetas po ushtrojnë të drejtën e tyre zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve parlamentare.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se mbi 27 mijë qytetarë të Kosovës janë regjistruar për votim fizik në ambasada dhe konsullata, të shpërndara në 18 shtete të ndryshme.
Sipas KQZ-së, procesi i votimit është organizuar në 47 vendvotime, konkretisht në 17 ambasada dhe 13 konsullata, të cilat janë hapur në orën 07:00, varësisht nga orari lokal i vendeve ku ndodhen.
Qytetarët e regjistruar në përfaqësitë diplomatike po mund të votojnë gjatë ditës, ndërsa procesi po zhvillohet nën mbikëqyrjen e autoriteteve përkatëse zgjedhore.
Ndërkohë, pamje nga votimi i diasporës janë publikuar edhe nga zyrtarë institucionalë, përfshirë qendrat e votimit në Cyrih dhe Shtutgart, ku është parë pjesëmarrje aktive e qytetarëve.
Procesi i votimit të diasporës konsiderohet një nga fazat më të rëndësishme të zgjedhjeve, duke reflektuar përfshirjen e komunitetit kosovar jashtë vendit në vendimmarrjen politike.
KAQPATA


