Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka uruar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, duke vlerësuar njëkohësisht edhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Në një reagim në platformën “X”, Kos e ka cilësuar procesin zgjedhor si të qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt, duke theksuar rëndësinë e standardeve demokratike në vend.
Thirrje për stabilitet institucional
Ajo ka theksuar se përparimi i Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian varet nga bashkëpunimi politik dhe kompromisi mes forcave politike.
“Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike tani duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional”, është shprehur ajo.
Angazhimi i BE-së për integrimin e Kosovës
Komisionerja evropiane ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të vizituar Kosovën në të ardhmen e afërt, me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit në procesin e integrimit evropian dhe zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin.
Ky mesazh vjen në një moment kur në Kosovë po pritet formimi i institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.
KAQPATA


