Një 61-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Rasti është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut (MPB).

Sipas njoftimit të MPB-së, Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Makedonski Brod ka ngritur kallëzim penal ndaj personit me inicialet V.P. (61) nga Shkupi.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave në fushën e sigurisë”.

Ngjarja ka ndodhur më 12 qershor 2026 në Stacionin Policor në Makedonski Brod, ku, sipas autoriteteve, i dyshuari ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor, i cili në atë moment ishte duke kryer detyrat e tij zyrtare.

Autoritetet kanë nisur procedurat ligjore ndaj të dyshuarit, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *