Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, ka ushtruar të drejtën e votës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që po mbahen sot në Kosovë.
Gjini votoi në Gjakovë, në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Fehmi Agani”, nga ku u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.
“Sot është një ditë e mirë, mot i mirë. I ftoj qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë, ta marrin Kosovën në duart e veta”, deklaroi ai pas votimit.
Kandidati i AAK-së theksoi se vendimmarrja për të ardhmen e vendit u takon qytetarëve dhe se vota e tyre do të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të Kosovës.
“Kosova u përket vetëm qytetarëve, ata duhet me thënë fjalën e vet sot”, u shpreh Gjini.
Në fund të deklarimit të tij, ai uroi që procesi zgjedhor të zhvillohet pa probleme dhe të sjellë rezultate pozitive për vendin.
“Urime këto zgjedhje, shpresoj që me sjellë ditë më të mira për Kosovën”, tha Gjini.
Kosovarët po i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e rinj në Kuvend, në një proces që pritet të jetë vendimtar për formimin e institucioneve të ardhshme të vendit.
KAQPATA


