Pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, vëmendja është kthyer edhe te pyetja nëse të paraburgosurit në Hagë kanë ushtruar të drejtën e votës.

Bëhet fjalë për ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale e Kosovës.

Nga institucionet përkatëse është bërë e ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat që të paraburgosurit të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e votës, megjithatë nuk është konfirmuar nëse ata realisht kanë votuar.

Autoritetet kanë theksuar se vendimi për të votuar është çështje personale dhe konfidenciale, duke mos dhënë detaje individuale për personat në fjalë.

Në zgjedhjet e fundit, procesi i votimit është mbyllur me pjesëmarrje të ulët, ndërsa tashmë ka nisur numërimi i votave me kusht, i diasporës dhe më pas ai i kandidatëve për deputetë.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *