Daut Haradinaj ka qëndruar sot në Malishevë, ku ka vlerësuar lart kontributin e kësaj treve në luftën çlirimtare, duke e cilësuar atë si një nga “kalatë e UÇK-së” që dha shumë për lirinë e Kosovës.
Përmes një deklarimi publik, Haradinaj theksoi se Malisheva meriton përfaqësim të denjë dhe zë të fuqishëm në institucionet vendimmarrëse, duke potencuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave të luftës dhe unitetit politik.
Gjatë vizitës, ai qëndroi në Damanekun e dëshmorit Kujtim Krasniqi dhe martirëve të fshatit, ku së bashku me Feriz Krasniqi, ish-komandant i UÇK-së dhe nënkryetar i veteranëve, zhvilluan takime me qytetarë dhe kujtuan sakrificën për liri.
“Për ata që luftuan dje dhe për ata që besojnë sot, Malisheva duhet të ketë zë të fuqishëm në vendimmarrje”, deklaroi Haradinaj.
Ai shtoi se më 7 qershor do të dëshmohet bashkimi dhe unifikimi i vlerave politike dhe kombëtare.
KAQPATA


