Sulmuesi i Drenicës dhe i Kosovës U21, Igball Jashari, ka hyrë në fokusin e disa klubeve pas formës së mirë këtë sezon, me tri skuadra nga Kosova dhe një nga Shqipëria që po garojnë për shërbimet e tij.
Talenti 20-vjeçar i FC Drenicës ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë, duke regjistruar 5 gola dhe 4 asistime, performanca që e kanë vendosur në radar të klubeve të Superligës dhe më gjerë.
Edhe paraqitjet e tij me Përfaqësuesen e Kosovës U21 kanë kontribuar në rritjen e interesimit për anësorin premtues.
Sipas informacioneve, kampionia aktuale Drita ka shfaqur interes serioz dhe ka nisur kontaktet për transferimin e tij gjatë verës.
Në garë për Jasharin janë futur gjithashtu Ballkani dhe Gjilani, të cilët po e shohin si një investim afatgjatë për repartin ofensiv.
Interes për futbollistin ka edhe nga Shqipëria, ku Elbasani po e monitoron situatën e tij si një opsion për përforcimet e merkatos verore.
Megjithatë, lojtari pritet të përfundojë sezonin me Drenicën dhe të ndihmojë skuadrën në objektivin për mbijetesë, para se të marrë vendimin për të ardhmen e tij.
KAQPATA


