Sami Lushtaku ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe shpifëse, ndërsa ka paralajmëruar inicimin e një padie ligjore.
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për, siç thotë ai, deklarata të pavërteta lidhur me një incident të pretenduar në komunikacion në Skenderaj.
Sipas Lushtakut, pretendimet për një “tentativë sulmi me veturë” nuk qëndrojnë dhe janë të kundërshtuara nga raportet zyrtare të Policisë së Kosovës dhe pamjet e kamerave të sigurisë.
Ai thekson se rasti është trajtuar nga organet kompetente dhe është mbyllur pa konstatuar rrezik për sigurinë publike.
Lushtaku ka paralajmëruar se për këtë çështje do të ndërmarrë hapa ligjorë, duke thënë se nga nesër do të iniciojë padi ndaj kryeministrit Kurti për shpifje.
Në reagimin e tij, ai ka kritikuar edhe qeverisjen aktuale, duke e akuzuar për mungesë projektesh madhore dhe, siç u shpreh, për propagandë dhe përçarje politike.
“Mjaft më!”, përfundon reagimi i Lushtakut.
KAQPATA


