Një inspektor komunal i Prishtinës është sulmuar fizikisht dhe është kanosur gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, në një incident që ka ndodhur të dielën pasdite në kryeqytet.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 15:50, kur viktima ka qenë në terren në kuadër të detyrës së tij zyrtare.
Policia bën të ditur se inspektori ka raportuar se është sulmuar nga një pronar lokali dhe disa persona të tjerë ende të paidentifikuar.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor pas incidentit, ndërsa për rastin janë intervistuar tre dëshmitarë.
Autoritetet kanë konfirmuar se të dyshuarit janë në arrati dhe se rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Hetimet janë në vazhdim, ndërsa pritet identifikimi dhe arrestimi i personave të përfshirë në sulm.
KAQPATA


