Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, ka reaguar ndaj aludimeve që kanë qarkulluar së fundmi lidhur me fitimet e saj nga reklamat në rrjetet sociale.
Në një intervistë të fundit, ajo mohoi pretendimet se paguhet deri në 7 mijë e 500 euro për një postim reklamues në Instagram, duke theksuar se këto shifra nuk përputhen me realitetin ekonomik të tregut kosovar.
“Elijona” tha se edhe pse është aktive si në Kosovë ashtu edhe në tregun gjerman, çmime të tilla janë të paarritshme për shumicën e bizneseve vendore.
“Në Kosovë nuk ke shans me i thënë dikujt 7,500 euro për një reklamë, kur dihet sa janë pagat mesatare. Janë shifra jo reale për tregun tonë”, u shpreh ajo.
Sipas saj, aludimet për pagesa marramendëse nga influencerët shpesh janë të ekzagjeruara dhe nuk pasqyrojnë gjendjen reale të marketingut digjital në Kosovë.
Deklarata e saj ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, sidomos mes ndjekësve të showbizit dhe marketingut online, ku diskutimet për fitimet e influencerëve vazhdojnë të jenë temë e nxehtë.
KAQPATA

