Reperi kanadez Drake ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale pas publikimit të këngës së re “Make Them Pay”, ku ai kritikon hapur DJ Khaled për heshtjen ndaj vuajtjeve të palestinezëve në Gaza.
Kënga është pjesë e projekteve të reja muzikore që Drake publikoi këtë të premte, ndërsa vargjet e tij janë interpretuar si një mesazh direkt ndaj DJ Khaled, reperit me origjinë palestineze.
“Populli juaj ende po pret fjalët ‘Liri për Palestinën’, por me sa duket nuk është gjithçka bardh e zi, e kuqe dhe jeshile. Unë vërtet i shoh ngjyrat e vërteta të të gjithëve”, shprehet Drake në tekstin e këngës.
DJ Khaled prej kohësh është përballur me kritika nga fansat dhe aktivistët për mungesën e reagimeve publike lidhur me situatën në Gaza, pavarësisht prejardhjes së tij palestineze.
Nga ana tjetër, Drake, i cili është me prejardhje hebreje, ka shprehur më herët mbështetje për Palestinën. Në vitin 2023 ai nënshkroi letrën “Artists4Ceasefire”, ku kërkohej armëpushim në Gaza, ndërsa në vitin 2025 u pa duke përshëndetur protestues pro-palestinezë në Kopenhagë.
Kritikat ndaj DJ Khaled nuk janë të reja. Në vitin 2024, kushëriri i tij, sipërmarrësi palestinezo-amerikan Fadie Musallet, deklaroi publikisht se heshtja e reperit kishte zhgënjyer shumë palestinezë.
Ai kishte vënë në pikëpyetje edhe faktin se DJ Khaled kishte reaguar më parë për çështje të tjera sociale, si lëvizja “Black Lives Matter”, por jo për zhvillimet në Gaza.
Kënga e re e Drake po vazhdon të komentohet gjerësisht në platformat sociale dhe mediat ndërkombëtare.
KAQPATA


