Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka njoftuar se ka nisur procesi i regjistrimit të nxënësve në klasën e parë dhe në klasën parafillore për vitin e ri shkollor 2026/2027.
Sipas njoftimit zyrtar, regjistrimi i fëmijëve do të zhvillohet nga 15 maji deri më 15 qershor.
Me këtë rast, drejtori i Arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani, u ka uruar fëmijëve një fillim të mbarë në rrugëtimin e tyre shkollor.
“Drejtori i Arsimit, z. Arianit Elshani, u uron të gjithë nxënësve që do të nisin rrugëtimin e tyre në klasën parafillore dhe fillore një fillim të mbarë, shumë suksese dhe një përvojë të suksesshme në bankat shkollore”, thuhet në njoftim.
Nga Drejtoria e Arsimit është bërë e ditur se i gjithë procesi i regjistrimit do të monitorohet nga sektori përkatës, ndërsa prindërit janë ftuar që t’i respektojnë afatet dhe udhëzimet e përcaktuara për regjistrim.
Procesi i regjistrimit pritet të përfshijë të gjithë nxënësit që këtë vit nisin arsimin parafillor dhe fillor në shkollat e Prishtinë.
KAQPATA


