Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, ku një person mbeti i plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 21:31 në rrugën “Ali Sokoli”.
Policia njofton se persona të panjohur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një mashkulli kosovar, i cili ka pësuar lëndime serioze në kokë.
“Raportohet se nga persona të panjohur, të maskuar në një lokal është shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime në kokë dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë.
I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë.
Të dyshuarit për sulmin janë ende në arrati, derisa organet e rendit kanë nisur hetimet për rastin, i cili është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”.
Me urdhër të prokurorit kompetent, rasti po trajtohet në procedurë hetimore.
KAQPATA


