Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Evropian, Marta Kos, do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku pritet të zhvillojë takime me krerët institucionalë të vendit.

Sipas njoftimeve zyrtare, Kos fillimisht do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Takimi është paraparë të mbahet në orën 10:00.

“Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Pas këtij takimi, komisionerja evropiane do të pritet edhe nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Takimi mes tyre është planifikuar të mbahet në orën 10:45.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kjo është vizita e parë e Martës Kos në Kosovë që nga marrja e detyrës si komisionere për zgjerim në vitin 2024.

Ajo kishte planifikuar të vizitonte Kosovën edhe më 12 mars, mirëpo vizita ishte anuluar për shkak të zhvillimeve politike në vend, pas dekretit të nxjerrë nga presidentja Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Vizita e komisioneres së BE-së pritet të fokusohet në procesin e integrimit evropian dhe zhvillimet politike në Kosovë.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *