Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një grua të dyshuar për përfshirje në veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit zyrtar, e dyshuara është Blerina Maloku, e lindur më 21 shkurt 2004 dhe me vendbanim në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

Autoritetet bëjnë të ditur se ndaj saj është lëshuar urdhër për kërkim me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e saj, ndërsa rasti po hetohet nga njësitë kompetente.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *