Dy persona të dyshuar për përfshirje në grup kriminal të organizuar dhe falsifikim dokumentesh janë paraqitur në polici dhe më pas janë dërguar në mbajtje.

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, rasti lidhet me veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, ndërsa hetimet kanë të bëjnë me periudhën 2024-2025 në lagjen “Qëndresa”.

Policia bëri të ditur se dy të dyshuarit, shtetas kosovarë, të cilët ishin në kërkim me urdhër-arrest ndërkombëtar, janë paraqitur në stacion policor së bashku me avokatët e tyre.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *