Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit MINTI – Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 12 maj, ku është regjistruar një ulje e lehtë e çmimeve.
Sipas vendimit zyrtar, nafta do të shitet me 1.60 euro për litër, benzina me 1.50 euro për litër, ndërsa gazi me 0.78 euro për litër.
Në krahasim me ditën e mëparshme, çmimi i naftës dhe gazit është ulur për 1 cent, ndërsa benzina ka mbetur e pandryshuar.
Ky vendim hyn në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejë për 24 orë, në kuadër të rregullimit të përditshëm të çmimeve të karburanteve në treg.
Lëvizjet e vogla në çmimet e derivateve vazhdojnë të reflektojnë ndryshimet në tregjet ndërkombëtare të naftës dhe politikat e furnizimit në rajon.
KAQPATA


