Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut ka ndërprerë hetimet lidhur me furnizimin e mazutit për TEC Negotinë, pasi nuk janë gjetur prova për kryerje të veprave penale.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimi njëvjeçar nuk ka vërtetuar abuzime në procedurat e prokurimit, lidhje të paligjshme kontratash, as pastrim parash apo dëmtim të buxhetit shtetëror.

Provat dhe dokumentacioni i analizuar kanë treguar se furnizimi është kryer në kushte të krizës energjetike dhe në përputhje me ligjin për prokurim publik, me qëllim sigurimin e prodhimit të pandërprerë të energjisë elektrike.

Po ashtu, autoritetet kanë konstatuar se procesi ka qenë transparent dhe i koordinuar me operatorë ekonomikë të licencuar, ndërsa furnizimi i naftës ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë periudhës kritike.

Sipas Prokurorisë, nuk është vërtetuar asnjë bazë për pastrim parash apo përfitime të paligjshme nga kontratat e lidhura.
KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *