Një shtetas i Serbisë është ndaluar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Merdarë, pasi gjatë një kontrolli rutinor në automjetin e tij janë gjetur materiale me mbishkrime nxitëse.

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:25, në hyrje të Kosovës nga territori i Serbisë.

Autoritetet bëjnë të ditur se automjeti me targa serbe drejtohej nga një shtetas serb, ndërsa gjatë kontrollit policor janë konfiskuar materialet e dyshuara me përmbajtje nxitëse.

“PKK Merdarë, 11.05.2026 – 16:25. Raportohet se në hyrje nga Serbia është ndaluar për kontroll një veturë me targa serbe që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrim nxitës”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave policore, personi i dyshuar është kthyer në drejtim të Serbisë.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *