Partia opozitare maqedonase LSDM ka akuzuar Qeverinë e udhëhequr nga Hristijan Mickoski për dështim në zbatimin e reformave, duke deklaruar se brenda 19 ditësh do të konfirmohet zyrtarisht mospërmbushja e obligimeve reformuese.

Nga LSDM thonë se deklaratat e ministrit Timço Mucunski për arritje konkrete në kuadër të Agjendës së Reformave nuk përputhen me realitetin në terren.

Sipas opozitës, qytetarët nuk po shohin rezultate apo progres, por vetëm konflikte politike dhe arsyetime për mungesën e reformave.

“Nuk ka reforma, nuk ka rezultate dhe nuk ka përparim. Mickoski po rikthen strategjinë e defokusimit të opinionit publik duke tensionuar marrëdhëniet me Bullgarinë, në vend që të fokusohet në rrugën evropiane të vendit”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Ata gjithashtu theksojnë se kryeministri Mickoski vazhdimisht pretendon se disponon shumicë absolute në Kuvend, gjë që sipas tyre e bën të panevojshme mbështetjen e opozitës për miratimin e reformave dhe ligjeve të nevojshme.

“Qeveria nuk ka nevojë për LSDM-në për reforma, por vetëm si alibi për dështimet e veta dhe për mosplotësimin e kushteve që lidhen me integrimin evropian dhe hapjen e kapitujve”, deklarojnë nga LSDM.

Partia opozitare akuzon kryeministrin se po përpiqet të fshehë mungesën e rezultateve përmes konflikteve politike dhe retorikës ndaj kundërshtarëve politikë.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *