Qyteti i Vlorë është përballur me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm pas një defekti të rëndë në një nga tubacionet kryesore të sistemit të ujësjellësit.
Sipas njoftimit të Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, problemi është shkaktuar nga një avari në tubacionin 500, pranë zonës “Miramare”, duke sjellë stakimin e të gjitha stacioneve të furnizimit në qytet.
Ekipet teknike janë angazhuar në terren dhe po punojnë për riparimin e dëmtimit, me synim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë dhe normalizimin e situatës.
Autoritetet kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët deri në përfundimin e punimeve dhe rikthimin e plotë të shërbimit.
KAQPATA


