Një fëmijë 7-vjeçar është lënduar të dielën mbrëma në një aksident trafiku në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, 7-vjeçari është liruar.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident nuk është ndalur në vendin e ngjarjes, por është larguar.

“Me datën 06.09.2026, rreth orës 19:27, në rrugën ‘Sali Çeku’ në Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshirë kanë qenë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një fëmijë, i moshës 7-vjeç, i gjinisë mashkullore. I njëjti ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident nuk është ndalur në vendin e ngjarjes dhe është larguar nga aty”, ka deklaruar Veseli.

Njësitet policore kanë nisur veprimet për identifikimin dhe gjetjen e automjetit, si dhe të drejtuesit të dyshuar.

Rasti po hetohet nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *