Jozefin Marku ka reaguar pas publikimit të videos ku shfaqet duke u përplasur fizikisht me ish-konkurrentin e Big Brother VIP Kosova, Eduard “Edi” Kuçi, duke pretenduar se gjithçka ka qenë një skenë e inskenuar.
Videoja, e cila ka qarkulluar në rrjetet sociale, tregon Markun dhe disa persona të tjerë pranë Edi Kuçit në një incident të ndodhur, sipas raportimeve, në autostradën Tiranë-Durrës.
Në pamjet e publikuara, Marku shihet duke e goditur Kuçin, ndërsa në incident përfshihen edhe persona të tjerë.
Pas reagimeve të shumta në rrjet, Jozefin Marku ka dhënë versionin e tij për ngjarjen në një komunikim me Top Channel Web.
“Jemi aktorë, e kemi bërë vetë”
Marku ka mohuar se bëhet fjalë për një përleshje reale, duke pretenduar se pamjet janë pjesë e një skene të realizuar.
“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, është shprehur ai përmes mesazheve.
Megjithatë, në videon e publikuar më herët shihen momente të tensionuara mes tij dhe Kuçit, përfshirë goditje fizike dhe një përballje të drejtpërdrejtë mes tyre.
Reagon edhe për urdhër-arrestin
I pyetur lidhur me raportimet për një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria e Pejës, Marku e ka mohuar edhe këtë pretendim.
“Janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, ka deklaruar ai.
Deri tani, reagimi i Markut përfaqëson versionin e tij lidhur me atë që shihet në video. Rrethanat e plota të ngjarjes dhe pretendimet për një skenë të inskenuar mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet përkatëse.
KAQPATA


