Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte para Kuvendit të Shqipërisë kanë lënë pas disa të lënduar. Sipas bilancit të deritanishëm, gjithsej 19 persona kanë marrë ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave nga strukturat spitalore, në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë paraqitur për trajtim 14 efektivë policie dhe dy protestues.

Katër prej efektivëve të policisë vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor, ndërsa pjesa tjetër e policëve dhe protestuesve janë larguar nga spitali pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë trajtuar edhe një efektiv policie dhe dy protestues. Burime spitalore bëjnë të ditur se të tre janë larguar nga spitali pas përfundimit të trajtimit.

Në total, 19 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e incidenteve të regjistruara gjatë protestës, ndërsa katër efektivë policie mbeten nën kujdesin e mjekëve.

Autoritetet shqiptare pritet të publikojnë një bilanc përfundimtar mbi incidentet dhe pasojat e protestës së mbajtur para Kuvendit.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *