
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka prezantuar raportin e fundit për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave, duke theksuar rritjen e sulmeve dhe presioneve gjatë vitit 2024 dhe fillimit të vitit 2025, veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore. Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, theksoi se pavarësisht ekzistencës së një kornize të mirë ligjore, zbatimi i saj mbetet i dobët dhe selektiv.
Zyrtari ligjor i AGK-së, Yll Zekaj, tha se mungon një dispozitë që do të mundësonte identifikimin dhe hedhjen e hershme të padive të pabazuara ndaj gazetarëve. Raporti është hartuar në bashkëpunim me UNMIK-un dhe përfshin periudhën prill-qershor 2025.
KAQPATA