Avokati Arianit Koci ka bërë një apel për të gjithë qytetarët e Kosovës që planifikojnë të udhëtojnë ose të kalojnë tranzit nëpër Serbi, duke i paralajmëruar për pasojat e mundshme ligjore që mund të lidhen me aktivitetin e tyre në rrjetet sociale.

Sipas Kocit, postimet, komentet apo përmbajtjet e publikuara në rrjete sociale, forume ose platforma të tjera publike në internet, nëse konsiderohen fyese, kërcënuese ose interpretohen si nxitje e urrejtjes, mund të tërheqin vëmendjen e autoriteteve serbe.

“Për ata që udhëtojnë nëpër Serbi, nëse kaloni tranzit ose qëndroni në Serbi, keni parasysh se komentet që mund të keni publikuar në rrjete sociale, forume apo platforma të tjera publike në internet – nëse janë fyese, kërcënuese ose mund të interpretohen si nxitje e urrejtjes, mund të kenë pasoja juridike”, ka shkruar Koci.

Ai theksoi se, në raste të caktuara, përmbajtje të tilla mund të bëhen objekt i interesimit të institucioneve serbe.

Sipas tij, në varësi të rrethanave konkrete dhe legjislacionit në fuqi, qytetarët mund të ndalohen, të intervistohen dhe, nëse ekziston bazë ligjore, të përballen me procedura penale ose kundërvajtëse.

Në fund, Koci u bëri thirrje qytetarëve që ta shpërndajnë këtë paralajmërim, me qëllim rritjen e vetëdijes për rreziqet e mundshme gjatë udhëtimeve nëpër Serbi.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *