
Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i jep Kuvendit 30 ditë për t’u konstituuar. Ai thotë se afati është tejkaluar dhe tani përgjegjësia bie mbi Presidenten e vendit.
Sipas Maliqit, Presidentja duhet të veprojë si garantuese e funksionalitetit institucional dhe të shpallë se kandidatura e Albulena Haxhiut është e djegur. Ai thekson se Vetëvendosje duhet të propozojë menjëherë një kandidat/e tjetër për kryetar/e të Kuvendit.
“Presidentja duhet t’ua kërkojë Kryeministrit dhe vartësve të tij të japin dorëheqje si deputetë, ose të tërhiqen nga postet e uzurpuara në qeveri,” ka shkruar Maliqi.
Ai konsideron se refuzimi për të vepruar brenda afateve kushtetuese përbën shkelje flagrante dhe pengesë për funksionimin e institucioneve.
KAQPATA