Një person ka ndërruar jetë pas problemeve shëndetësore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:13 dhe aktualisht po hetohet nga autoritetet kompetente.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima fillimisht ka shfaqur probleme shëndetësore brenda hapësirave të aeroportit dhe është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore.

Mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me urdhër të prokurorit të rastit.

“ANP ‘Adem Jashari’ / 14.06.2026 – 17:13. Viktima mashkull kosovar, pasi i janë shfaqur probleme shëndetësore është dërguar në QKUK, ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekja është konstatuar nga mjeku kompetent, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi identitetin e viktimës apo rrethanat e sakta të rastit.

Hetimet për shkaqet e vdekjes janë duke vazhduar.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *