Qytetarët e Kosovës do të paguajnë më lirë për dizelin gjatë ditës së sotme, pasi çmimi maksimal i lejuar i naftës është ulur me 1 cent për litër.

Sipas vendimit më të ri të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, çmimi maksimal i dizelit ka zbritur nga 1.54 euro në 1.53 euro për litër.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për datën 11 qershor 2026.

Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës është përcaktuar në 1.40 euro për litër, ndërsa ai i gazit në 0.68 euro për litër.

Ministria ka bërë të ditur se përditësimi i çmimeve është pjesë e monitorimit të vazhdueshëm të tregut të derivateve të naftës në Kosovë.

Qytetarët që vërejnë shkelje të çmimeve të përcaktuara mund të paraqesin ankesa përmes kanaleve zyrtare të ministrisë.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *