Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbrojtur sërish projektin e lidhur me investimin e propozuar në zonën e Zvërnecit, duke reaguar ndaj kritikave dhe protestave që po shoqërojnë zhvillimin e planifikuar.
Në një intervistë për Associated Press, Rama deklaroi se kundërshtimet ndaj projektit po ushqehen nga dezinformimi dhe “gjysmë të vërteta që po shndërrohen në gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha”.
Sipas tij, projekti përfaqëson një mundësi për transformimin ekonomik të vendit dhe për tërheqjen e investimeve të mëdha ndërkombëtare në sektorin e turizmit elitar.
Megjithatë, projekti ka hasur në kundërshtime të forta nga aktivistë dhe grupe mjedisore, të cilat paralajmërojnë për ndikim negativ në zonat e mbrojtura dhe ekosistemin lokal. Protesta të vazhdueshme janë zhvilluar në Tiranë, duke kërkuar ndalimin e zhvillimit të planifikuar.
Rama, nga ana tjetër, ka theksuar se procedurat ligjore dhe vlerësimet mjedisore janë ende në proces dhe se projekti nuk është finalizuar plotësisht. Ai ka shtuar se Shqipëria po kalon një fazë të re të hapjes ndaj investimeve të mëdha ndërkombëtare.
Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi ecurinë e procedurave, ndërsa debati publik rreth projektit vazhdon të jetë i ndezur.
KAQPATA


