
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në komunën e Novobërdës, ku një person është arrestuar nën dyshimet për dhunim dhe keqpërdorim të fëmijëve në materiale pornografike.
Sipas raportit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 13 qershor 2025, rreth orës 14:00, kur i dyshuari, një mashkull me shtetësi kosovare, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një viktimë femër dhe më pas ka shpërndarë një video të incizuar gjatë aktit.
Me urdhër të Prokurorisë kompetente, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti është cilësuar si “Dhunim / Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi” dhe se autoritetet po trajtojnë çështjen me prioritet të lartë për të siguruar drejtësi për viktimën dhe për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.
KAQPATA