Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare, pas përshkallëzimit të fundit të konfliktit mes Izrael dhe Iran, duke rritur pasigurinë në tregjet energjetike globale.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, sulmet ajrore izraelite ndaj objektivave në territorin iranian kanë nxitur reagime të menjëhershme nga Teherani, duke e tensionuar më tej situatën në Lindjen e Mesme.
Rritje e menjëhershme e çmimeve të naftës
Në tregjet financiare, nafta e papërpunuar Brent është rritur me 3.50 dollarë, duke arritur në 96.59 dollarë për fuçi. Ndërkohë, nafta amerikane WTI është rritur me 3.48 dollarë, duke u tregtuar në 94.02 dollarë për fuçi.
Analistët thonë se rritja është e lidhur drejtpërdrejt me frikën për ndërprerje të furnizimeve dhe destabilizim të mëtejshëm të rajonit, i cili është një nga nyjet kryesore të prodhimit dhe transportit të naftës në botë.
Sulme të ndërsjella dhe tensione të larta
Raportohet se Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit, duke aktivizuar sirenat e alarmit në disa qytete dhe duke detyruar qytetarët të strehohen në vende të sigurta.
Nga ana tjetër, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë konfirmuar se sistemet ajrore po punojnë për të interceptuar kërcënimet dhe për të goditur objektiva ushtarake në përgjigje të sulmeve.
Përpjekje të pasuksesshme për armëpushim
Sipas burimeve diplomatike, negociatorët amerikanë dhe iranianë kishin arritur një marrëveshje paraprake për zgjatjen e armëpushimit, por ajo ende nuk është finalizuar, duke lënë hapësirë për përshkallëzim të mëtejshëm.
Situata mbetet e tensionuar dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet globale të energjisë.
KAQPATA


