Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka ushtruar të drejtën e votës së bashku me familjen e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në procesin zgjedhor.
Pas votimit, Hamza theksoi se dita e zgjedhjeve është një moment i rëndësishëm për të ardhmen e vendit, pasi sipas tij, qytetarët janë ata që vendosin për drejtimin që do të marrë Kosova në vitet e ardhshme.
“Sot është dita e qytetarëve. Dita kur vendosim për Kosovën. Unë dhe familja ime votuam dhe ushtruam të drejtën tonë demokratike”,
KAQPATA


