Dy raste të rënda vjedhjeje janë raportuar në Fushë Kosovë dhe Podujevë, ku hajdutët kanë arritur të marrin materiale sanitare me vlerë të konsiderueshme, stoli ari e argjendi, si dhe armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Fushë Kosovë janë arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhjen e materialeve sanitare nga depot e dy qytetarëve.

Hetimet kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim. Me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, një rast tjetër i rëndë është raportuar në Podujevë. Ankuesi ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një sasi stolish ari dhe argjendi, si dhe katër armë zjarri të regjistruara me leje të rregullt.

Bëhet fjalë për dy pistoleta, një pushkë gjuetie dhe një armë gjysmë-automatike.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, hetuesit kanë arritur të gjejnë një pjesë të stolive të arit, të cilat më pas i janë kthyer pronarit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të rastit në Podujevë janë duke vazhduar dhe se ekipet relevante po punojnë për identifikimin e autorëve.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *