Profesori amerikan dhe eksperti i njohur për Ballkanin, Daniel Serwer, ka ngritur shqetësime për të ardhmen e sigurisë në Kosovë, duke paralajmëruar se prania ushtarake e Shteteve të Bashkuara mund të ulet në vitet e ardhshme.

Në një intervistë për A2CNN, ai theksoi se ndonëse do të dëshironte rritje të pranisë amerikane në Kosovë, nuk përjashton mundësinë e një tërheqjeje të pjesshme të trupave amerikane nga rajoni.

“Do doja të shikoja më shumë trupa amerikane në Kosovë dhe të qëndronin, por s’do habitesha edhe nëse do të kishte ndonjë tërheqje. Duhet të mësoheni të jetoni me këtë fakt”, deklaroi Serwer.

Sipas tij, një skenar i tillë do të kërkonte rishikim të rolit të vendeve të NATO-s në rajon, ku Shqipëria mund të marrë përgjegjësi më të mëdha për sigurinë në Kosovë.

“Ndoshta Shqipëria, si anëtare e NATO-s, mund të vendosë më shumë trupa në Kosovë dhe të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit”, shtoi ai.

Serwer theksoi gjithashtu se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet zgjidhja më e qëndrueshme për sfidat e sigurisë, por ngriti dilema për gatishmërinë aktuale politike në vend.

Sipas tij, NATO vështirë se pranon anëtarë të rinj pa institucione të qëndrueshme politike.

Në të njëjtën intervistë, ai paralajmëroi edhe për zhvillimet në raportet Kosovë–Serbi, duke vlerësuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po pret rrethana më të favorshme gjeopolitike.

Profesori amerikan Daniel Serwer mbetet një nga zërat më të njohur për çështjet e sigurisë në Ballkan dhe zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *