Bizneset dhe prodhuesit kosovarë kanë marrë një lajm të rëndësishëm për depërtimin në tregjet globale. Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” tashmë do të njihet ndërkombëtarisht.

Sipas njoftimit, në Paris, Oda Ekonomike e Kosovës është akredituar zyrtarisht nga Oda Ekonomike Ndërkombëtare dhe Federata Botërore e Odave Ekonomike për lëshimin e Certifikatave të Origjinës me vlefshmëri globale.

Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e eksporteve kosovare, forcimin e besueshmërisë së produkteve vendore në tregjet ndërkombëtare, digjitalizimin e shërbimeve tregtare dhe mbështetjen më të madhe për eksportuesit e Kosovës.

Nga Oda Ekonomike e Kosovës u theksua se ky sukses i jep produkteve vendore një identitet më të fuqishëm në tregjet globale.

“Sot, produktet kosovare marrin një dimension të ri në tregjet ndërkombëtare, duke e prezantuar Kosovën me më shumë besueshmëri dhe dinjitet ekonomik. Ky është një moment krenarie për bizneset tona dhe për çdo produkt që mban vulën ‘Made in Kosova’”, thuhet në njoftim.

Njohja ndërkombëtare e Certifikatës së Origjinës pritet të lehtësojë procedurat tregtare dhe të rrisë konkurrueshmërinë e produkteve kosovare në tregjet e huaja, duke hapur mundësi të reja për prodhuesit vendorë.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *