Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur zyrtarisht aplikimi për studentët që do të përfitojnë shtesën e njëhershme prej 100 eurove.
Sipas Muratit, aplikimi mund të bëhet përmes platformës e-Kosova, në kategorinë “Familja”.
“Hapet aplikimi për studentë për shtesën e njëhershme prej 100 eurove”, ka njoftuar ai.
Murati bëri të ditur se janë publikuar dy formularë të ndryshëm aplikimi – një për studentët që janë shtetas të Kosovës dhe një tjetër për studentët që studiojnë në Kosovë, por nuk kanë shtetësi kosovare.
“Aplikimi për studentë është hapur në platformën e-Kosova te shërbimet dhe kategoria ‘Familja’. Njëri formular është për studentët që janë shtetas të Kosovës dhe tjetri për ata që nuk e kanë shtetësinë, por studiojnë në Kosovë”, deklaroi Murati.
Afati për aplikim do të mbetet i hapur deri më 5 qershor.
Kujtojmë se Qeveria në detyrë e Kosovës së fundmi ka miratuar Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0, e cila parasheh mbështetje financiare për kategori të ndryshme të qytetarëve, përfshirë pensionistët, studentët, fëmijët, lehonat, punëtorët e sektorit privat dhe familjet në nevojë.
KAQPATA


