Mentor Ismaili, kandidat për deputet nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës me numrin 100, po prezantohet para qytetarëve si një profil akademik dhe profesional me përvojë të gjerë në shkencë, arsim universitar, teknologji ushqimore dhe siguri.

I lindur më 27 dhjetor 1984 në Lipjan, Mentor Ismaili vjen nga një familje me traditë qytetare, arsimdashëse dhe atdhetare. Ai është inxhinier i kimisë, magjistër i shkencave kimike dhe kandidat për doktoraturë në teknologji ushqimore.

Formimin universitar e ka përfunduar në Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Tiranës, ndërsa studimet e doktoraturës po i vazhdon në Universitetin “Shën Kliment Ohridski” në Manastirë të Maqedonisë së Veriut.

Që nga viti 2010, Ismaili shërben si asistent i kimisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa më herët ka qenë edhe ligjërues në Fakultetin e Edukimit.

Në fushën shkencore, ai ka kontribuar në dhjetëra projekte dhe studime që lidhen me analizën e produkteve ushqimore, ndotjen mjedisore, metalet e rënda, inhibitorët e korrozionit dhe materialet nano-strukturore.

Mentor Ismaili është autor i disa publikimeve shkencore ndërkombëtare, përfshirë studime të publikuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku trajtohen temat e cilësisë së mishit, profileve të acideve yndyrore dhe ndikimit të faktorëve ushqimorë në shëndetin publik.

Ai ka marrë pjesë në mbi 25 konferenca ndërkombëtare në Evropë, Ballkan, Turqi dhe Amerikën Latine, duke përfaqësuar Kosovën në forume shkencore dhe akademike.

Përveç angazhimit akademik, Ismaili ka edhe përvojë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, pasi ka shërbyer në Policinë Ushtarake në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku ka ndjekur trajnime profesionale të avancuara nga ekipe të NATO-s dhe institucione të tjera ndërkombëtare.

Ai njihet si ekspert në analizat instrumentale moderne, sigurinë ushqimore, mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin profesional të projekteve, ndërsa zotëron edhe aftësi të avancuara në softuerë profesionalë dhe teknologji laboratorike.

Kandidatura e Mentor Ismailit me numrin 100 në listën e PDK-së po konsiderohet si përfaqësim i profilit profesional, akademik dhe intelektual në skenën politike të Kosovës.

Mentor Ismaili konsiderohet si një nga figurat më unifikuese brenda Partisë Demokratike të Kosovës në degën e Lipjanit. Kontributi i tij në ruajtjen e unitetit dhe bashkëpunimit brenda strukturave partiake ka bërë që ai të gëzojë mbështetje të madhe si nga qytetarët, ashtu edhe nga strukturat lokale të partisë. Përkrahësit e tij e vlerësojnë për qasjen bashkuese, komunikimin korrekt dhe angazhimin e vazhdueshëm në forcimin e organizimit politik në Lipjan.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *