Një zjarr ka shpërthyer pak pas mesnate në një pallat në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, duke shkaktuar panik tek banorët e kompleksit rezidencial “Kadiu”.
Si pasojë e tymit të dendur, një grua ka pësuar asfiksi dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Sipas raportimeve fillestare, flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa tymi është përhapur me shpejtësi në ambientet e pallatit, duke detyruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve.
Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë ekipet zjarrfikëse, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë dhe neutralizojnë zjarrin, duke vënë situatën nën kontroll.
Fatmirësisht, autoritetet nuk kanë raportuar për persona të tjerë të lënduar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit janë duke vazhduar.
KAQPATA


