Albin Kurti ka zhvilluar një diskutim me studentë shqiptarë në Zvicër, ku ka folur për rëndësinë e arsimit dhe për planet e Qeverisë në fushën e edukimit.
Kurti theksoi se forma më e lartë e patriotizmit është arsimi cilësor, duke e vendosur atë në qendër të zhvillimit të shtetit.
Ai deklaroi se në këtë frymë, institucionet publike dhe shtetërore, si dhe pesë gjimnazet e reja të specializuara që pritet të themelohen, do të përfshijnë edhe kuadro nga mërgata shqiptare.
“Synojmë të përfshijmë edhe kuadro nga mërgata jonë, për të sjellë përvojën dhe ekspertizën e tyre në Kosovë”, u shpreh Kurti.
Sipas tij, kjo qasje synon forcimin e lidhjeve me diasporën dhe rritjen e cilësisë së sistemit arsimor në vend.
Diskutimi me studentët shqiptarë në Zvicër është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të kryeministrit për bashkëpunim me diasporën dhe integrimin e saj në zhvillimin institucional të Kosovës.
KAQPATA


